Sistemi i mbrojtjes raketore, Erdogan telefonon presidentin Trump

Publikuar tek: bota, më 21:55 29-05-2019 Sistemi i mbrojtjes raketore, Erdogan telefonon presidentin Trump Presidenti Trump dhe presidenti Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Shefi i Zyrës së Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka bërë të ditur detaje rreth bisedës.

‘Në bisedë janë trajtuar çështjet bilaterale dhe rajonale. Presidenti ka përsëritur propozimin për themelimin e një grupi të përbashkët pune në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore S-400 të cilat planifikohen të furnizohen nga Federata e Rusisë për nevojat tona të sigurisë kombëtare’, ka shkruar shefi i Zyrës së Komunikimeve të Presidencës turke.

‘Gjithashtu në bisedë është shprehur vullneti për tërheqjen e tarifës shtesë për sektorin e çelikut, vendim për të cilin është theksuar se do të kontribuojë në arritjen e synimit të tregtisë bilaterale prej 75 miliardë dollarë’, deklaroi zëdhënësi i Erdogan.

President turk dhe ai i SHBA janë dakordësuar që të takohen në Samitin e G20, i cili do të organizohet këtë vit në Japoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019221067428589
array(1) { ["section"]=> string(71) "sistemi-i-mbrojtjes-raketore-erdogan-telefonon-presidentin-trump-166215" }