Sistemi i sigurisë që përdoret edhe nga Shqipëria mund të përgjohet nga hakerat rusë

Publikuar tek: bota, më 18:54 26-12-2017 Sistemi i sigurisë që përdoret edhe nga Shqipëria mund të përgjohet nga hakerat rusë

Një sistem që analizon gjurmët e gishtave dhe që përdoret nga FBI-ja amerikane dhe 18,000 agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, përfshi edhe Shqipërinë, përmban një kod të fshehtë nga një firmë ruse me lidhje të ngushta me Kremlinin.

Sipas dokumentave, ekspertët ngrenë alarmin se ky kod mund të përdoret si një derë e fshehtë nga hakerat rusë, duke i lejuar atyre të aksesojnë informacione sensitive biometrike të miliona amerikanëve dhe jo vetëm.

Kodi rus është futur në sistemin e programit që analizon gjurmët e gishtërinjve nga një kompani teknologjie Franceze, kanë deklaruar nën anonimitet dy ish punonjës të kësaj kompanie. Firma, një degë e konglometatit me bazë në Francë, Safran qëllimisht i fshehu FBI-së faktin se kodin e bleu në sekret të plotë nga rusët, raporton newsbomb.al.

e4y45y4y45y5y.jpg

Kjo nuk është hera e parë që Rusia vihet nën akuzë për spiunim masiv përmes teknologjisë. Një nga skandalet më të mëdha të spiunazhit rus është ai me kompaninë e antivirusëve Kaspersky, që sipas ekspertëve përmbante një kod të fshehtë që i lejonte hakerave rusë të merrnin totalisht nën kontroll çdo kompjuter që kishte të instaluar programin.

Ndërsa për programin e skanimit të gjurmëve të gishtave, ekspertët thonë se fillimisht duhet parë dhe analizuar struktura e kodit, përpara se të ngrihen akuza, por vetëm fakti se ka lidhje me FSB-në ruse (shërbimin sekret rus) të bën të hezitosh në përdorimin e këtij programi.

erwwerwerw34.jpg

Me shpresën për të fituar kontratën me FBI-në, dega e Safran, Sagem Sécurité - e njëjta kompani që prodhon pasaportat biometrike shqiptare - që më pas ndryshoi emrin në Morpho, licencoi teknologjinë Papillon (kodin) për të rritur performancën në skanimet biometrike, thonë dy ish punonjësit.

Në fakt, vetë Papillion mburret për punën që bën në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ruse dhe agjenci të tjera ruse që sipas BuzzFeed drejtohen nga ish zyrtarë rusë të vendosur në këto poste nga presidenti Vladimir Putin.

Ndër shtetet e tjera që përdorin sistemin për njohjen e gjurmëve të gishtave janë Shqipëria, Serbia, Kazakistani dhe Turqia. /Newsbomb.al

gfgfddfggg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013214111328125
array(1) { ["section"]=> string(91) "sistemi-i-sigurise-qe-perdoret-edhe-nga-shqiperia-mund-te-pergjohet-nga-hakerat-ruse-104450" }