Sistemi proporcional me lista të hapura, e shpjegon nënkryetari i KQZ: Zhduk partitë e vogla që mbijnë si ‘kërpudhat pas shiut’, por në vend të fletës së votimit do kemi libër (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 16:59 11-07-2020 Sistemi proporcional me lista të hapura, e shpjegon nënkryetari i KQZ: Zhduk partitë e vogla që mbijnë si ‘kërpudhat pas shiut’, por në vend të fletës së votimit do kemi libër (E PLOTË) Nenkryetari i KQZ Denar Biba

Ditën e djeshme kryeministri Rama ka shprehur qëndrimin e subjektit të tij politik pro hapjes së listave, duke i dhënë mundësi çdo zgjedhësi të votojë për kandidatin për deputet që preferon ta përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ne kemi vendosur që të mbështesim si Parti Socaliste një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë në listën e subjektit”, u shpreh Rama.

Ai e argumentoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Socialiste duke thënë se kjo është një dëshirë e shumicës së qytetarëve, por sistemi proporcional me lista të hapura sjell edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, për të cilën nuk ka dakordësi nga Partia Demokratike.

Sistemin proporcional me lista të hapura por edhe me koalicione parazgjedhore e shpjegon nënkryetari i KQZsë Denar Biba, i cili shprehet se sistemi proporcional me lista të hapura pa koalicione do të zhdukë partitë e vogla që “mbijnë si kërpudhat pas shiut”, me numrin e partive në garë që do të jetë vetëm 18.

Por problemi sipas Bibës është se në rast se koalicionet nuk do të hiqen në vend të fletës së votimit, do të kemi një libër me 8400 emra kandidatësh nga 60 parti, e kjo do të sjellë shumë ota të hedhura gabim nga votuesi, pasi një listë me 8400 emra do të sillte shumë ngatërresa.

“Nëse lejohen njëkohësisht edhe proporcional me lista të hapura edhe koalicione parazgjedhore ku çdo parti del me listën e saj të hapur, panorama do jetë diçka e “pajetuar” ndonjëherë nga votuesi shqiptar dhe botëror. Historikisht në zgjedhjet shqiptare regjistrohen 60-70 parti politike. Kjo vetëm sepse sistemi aktual favorizon koalicionet dhe një numër i madh partish të vogla, të cilat gjatë 4 viteve nuk janë bërë të gjalla, befas në prag të zgjedhjeve “zgjohen” si kërpudhat pas shiut dhe vrapojnë t’u bashkengjiten 2 partive të mëdha, me dëshirën e sinqertë “për të kap ç’të kapin”. Partitë e mëdha janë deri diku të interesuara për zgjerimin e gardhit, pasi kështu minimizojnë firot e votave, duke maksimalizuar numrin e deputetëve që fusin në Parlament. Për ndryshe, rasti i zgjedhjeve të 2017-ës tregoi qartë se, nëse koalicione nuk ka, numri i partive që do garojnë në zgjedhje nuk i kalon 18. Pra, për shkak të lejimit të koalicioneve para-zgjedhore, do kemi mbi 60 parti të regjistruara. Çdo parti ka detyrimin të paraqesë në KQZ një listë kandidatësh me minimalisht 140 vetë. Fleta e votimit që do marrë në dorë çdo votues në momentin kur shkon për të votuar do jetë një libër(!) me 60 lista partish me nga 140 vetë sejcila, pra minimalisht 8400 emra kandidatësh. Votuesit nuk mund ti jepet vetëm lista e një partie, edhe sikur ai ta kërkojë këtë, pasi cënohet fshehtësia e votës. Votuesi, pasi të këtë marrë “librin” në fjalë, do të duhet të kërkojë fillimisht listën e partise që dëshiron, dhe pastaj në listen e partise kandidatin që dëshiron (se prandaj është listë e hapur, pasi veç partisë, ke të drejtë të votosh dhe kandidatin e preferuar). E sigurt është që shumë nga votuesit ose nuk do të votojne për ndonje kandidat ose do zgjedhin gabim.

Akoma më e sigurt është që do ketë konsumin kohë me pasojë vonesa në proces. Pra, pasojat për proporcional me lista të hapura mund të jenë veçse negative”, tha Biba.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010975122451782
array(1) { ["section"]=> string(185) "sistemi-proporcional-me-lista-te-hapura-e-shpjegon-nenkryetari-i-kqz-zhduk-partite-e-vogla-qe-mbijne-si-kerpudhat-pas-shiut-por-ne-vend-te-fletes-se-votimit-do-kemi-liber-e-plote-213556" }