Sistemi shëndetësor, PD i përgjigjet Ramës: Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet

Publikuar tek: politike, më 08:50 27-10-2020 Sistemi shëndetësor, PD i përgjigjet Ramës: Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur Edi ramës, i cili mëngjesin e sotëm publikoi vlerësimin e revistës prestigjoze ‘Lancet’, e cila e kishte vlerësuar sistemin në shëndetësi me 70 pikë.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Teliti shkruan se realiteti është se shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.

Ndër të tjera ai shkruan se jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit.

Postimi i plotë:

ER inaguroi dje për herë të dytë spitalin Covid3 pa bërë asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të specializuar që duhet të jenë në shërbim të të sëmurëve me Covid.

Ndërsa sot pa gdhirë kërkon t'u mbushë mendjen shqiptarëve se shëndetësia e epokës së rilindjes është e sukseshme dhe konkurruese në botë.

Me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë, ai po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është ku e ku më mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia ku sot shkojnë për të gjetur shërim oligarkët e PPP-ve në shëndetësi.

Ndërkohë faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit.

Shëndetësia në 3D e ER është çështje e kinemasë, jo e realitetit.

Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.

Realiteti i shëndetësisë së ER thotë që mjekët dhe infermierët ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do të ndërtohet në Paskuqan, i përgjigjet Veliaj: Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe dhe ju ftoj në inagurim
U la jashtë listës së deputetëve, Luan Baçi publikon dokumentet: Ju rilindas të mjerë dhe ju bastardë pseudo-demokrat, përballë do më keni... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011609792709351
array(1) { ["section"]=> string(136) "sistemi-shendetesor-pd-i-pergjigjet-rames-realiteti-thote-qe-shqiptaret-vdesin-trotuareve-te-refuzuar-dhe-te-perzene-nga-spitalet-225312" }