Situata alarmante në Greqi, 3 viktima dhe 354 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 19:05 30-09-2020 Situata alarmante në Greqi,  3 viktima dhe 354 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 354 rase të reja.

Bëhet me dije se nga 354 të infektuarit, 23 janë identifikuar në pikat doganore, ndërsa 195 janë shënuar në qytetin e Attikës, i cili është një ndër qytetet më të prekura.

78 pacientë trajtohen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 69 vjeç.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 391 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i9 përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18475.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012571096420288
array(1) { ["section"]=> string(90) "situata-alarmante-ne-greqi-3-viktima-dhe-354-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-222251" }