Situata alarmante në Kosovë, 12 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve dhe 188 raste të reja

Publikuar tek: rajon, më 15:14 09-08-2020 Situata alarmante në Kosovë, 12 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve dhe 188 raste të reja

Situate vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 12 persona, duke e çuar kështu numrin e vikrimave në 327.

Nga 462 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, prej tyre kanë rezultuar pozitivë 188.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 327 persona e kanë humbur betejën me Koronavirusin, ndërsa numri i përgjithëshëm i të infektuarve ka shkuar më 10.247.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009584903717041
array(1) { ["section"]=> string(95) "situata-alarmante-ne-kosove-12-viktima-nga-covid-19-gjate-24-oreve-dhe-188-raste-te-reja-216585" }