Situata alarmante në Kosovë, 13 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit (JA SA RASTE TË REJA)

Publikuar tek: rajon, më 15:09 11-08-2020 Situata alarmante në Kosovë, 13 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit (JA SA RASTE TË REJA)

Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusi.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me koronavirus 13 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 354.

Nga 463 persona të testuar, kanë rezultuar pozitivë 171 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 354 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.590.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089468955993652
array(1) { ["section"]=> string(107) "situata-alarmante-ne-kosove-13-viktima-nga-koronavirusi-gjate-24-oreve-te-fundit-ja-sa-raste-te-reja-216808" }