Situata alarmante në Kosovë: 9 viktima dhe 145 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve

Publikuar tek: rajon, më 15:11 15-08-2020 Situata alarmante në Kosovë: 9 viktima dhe 145 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve

Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusi.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 390.

Nga 451 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 145 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 390 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 11.275.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010385990142822
array(1) { ["section"]=> string(98) "situata-alarmante-ne-kosove-9-viktima-dhe-145-raste-te-reja-nga-koronavirusi-gjate-24-oreve-217223" }