Situata alarmante nga Covid-19, 6 viktima gjatë 24 orëve, shënohet numri më i lartë i infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT)

Publikuar tek: barometri, më 07:33 06-08-2020 Situata alarmante nga Covid-19, 6 viktima gjatë 24 orëve, shënohet numri më i lartë i infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT)

Situata vijon të jetë alarmante në vendin tonë nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 182.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Kanë humbur jetën një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Sakaq, është shënuar numri më i lartë i infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë me 139 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012057065963745
array(1) { ["section"]=> string(144) "situata-alarmante-nga-covid-19-6-viktima-gjate-24-oreve-shenohet-numri-me-i-larte-i-infektimeve-ditore-qe-nga-fillimi-i-pandemise-shifrat-216234" }