Situata alarmante nga shkarkimet e Hidrocentralit në Vaun e Dejës, ministri i Ramës niset me urgjencë në vendngjarje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 07-03-2018 Situata alarmante nga shkarkimet e Hidrocentralit në Vaun e Dejës, ministri i Ramës niset me urgjencë në vendngjarje

Një situatë e rënduar paraqitet në Hidrocentralin e Vaut të Dejës aty ku shkarkimet masive kanë alarmuar jo vetëm autoritetet vendase por edhe qeverinë.

Kështu, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri është nisur me urgjencë nga Tirana në Vaun e Dejës për të parë vetë situatën.

Gjiknuri pritet të mbërrijë në hidrocentraline Vaut të Dejës rreth orës 11:00 ndërsa në aksion është edhe ushtria.

PËRMBLEDHJE E SITUATËS AKTUALE:

Njësia Administrative Ana e Malit:

Është rritur sipërfaqja e përmbytur dhe niveli i ujit. Në fshatin Obot kalohet me makina ushtrie. Aktualisht jane 3 makina ushtrie, 2 varka me motor dhe 20 ushtarë të cilët janë në gatishmëri për të plotësuar nevojat jetike të banorëve.

Njësia Administrative Dajç:

Është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Rruga Darragjat- Shirq është e bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në afërsi të malit të Vukatanës, konstatohet një gërryerje (erozion) i madh i tokës bujqësore. Që nga darka e kaluar, janë gërryer afërsisht 3 ha tokë, rreth 800 ml gjatësi.

Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila eshte e angazhuar me te gjithë strukturat e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’ka urim feste për deputeten shkodrane, thirrje autoriteteve: Ndërhyni, s’do mund të kalohet as me makinë ushtrie
PLAS GRUSHTI te rruga e Elbasanit, një grup të rinjsh përfshihen në sherr masiv (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011554002761841
array(1) { ["section"]=> string(122) "situata-alarmante-nga-shkarkimet-e-hidrocentralit-ne-vaun-e-dejes-ministri-i-rames-niset-me-urgjence-ne-vendngjarje-112457" }