Situata drejt normalizimit në Spanjë, Katalonja rihap baret, restorantet dhe kinematë pas karantinimit 5-javor

Publikuar tek: bota, më 23:54 23-11-2020 Situata drejt normalizimit në Spanjë, Katalonja rihap baret, restorantet dhe kinematë pas karantinimit 5-javor Ilustruese

Rajoni autonom i Spanjës, Katalonia, duket se po shkon drejt normalizimit të jetës sociale pasi qeveria ka vendosur të rihap baret, restorantet, palestrat dhe kinematë pas izolimit 5-javor në vend. 

Deri më tani lejohen grumbullimet e grupeve deri në 6 persona, por qeveria bëri me dije se do të lejohen grumbullimet deri në 10 persona duke filluar prej datës 21 dhjetor, në mënyrë që banorët të kenë mundësinë të festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë të afërmëve të tyre dhe në grupe pak më të mëdha.

Ndërkohë, ora policore e cila është prej orës 10 të mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit do të vazhdojë të jetë në fuqi, por pritet që masat të zbuten me afrimin e festave të fundvitit. 

Shumë pronarë biznesesh u shprehën të lumtur me vendimin e qeverisë pasi pandemia i ka prekur ekonomikisht.

Kryeministri i vendit Pedro Sanchez gjithashtu bëri me dije se Spanja pritet të nisë vaksinimin e gjithë vendit në janar dhe se proçesi do të kryhet brenda 6 muajve.

Katalonia ishte vendi i parë i cili i mbylli të gjitha baret dhe restorantet në fillimin e valës së dytë të koronavirusit dhe duket se karantina ka funksionuar pasi numrat e infektimeve janë ulur ndjeshëm në krahasim të 1 muaj më parë.

Para 1 muaji Katalonia kishte një mesatare rreth 6 mijë rastesh të reja në ditë, ndërsa tani vetëm 2 mijë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AstraZeneca fillon punën intensivisht për vaksinën anti-COVID, ja sa doza pritet të ketë gati deri në fund të këtij viti
Gjykata hedh 'knock-out' pretendimet e Donald Trump, një tjetër shtet i jep fitoren Joe Biden »
Article Logic
Execution time: 0.010191917419434
array(1) { ["section"]=> string(115) "situata-drejt-normalizimit-ne-spanje-katalonja-rihap-baret-restorantet-dhe-kinemate-pas-karantinimit-5-javor-228885" }