Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije shifrat e fundit në 24 orë përsa i përket situatës së koronavirusit.
Në 24 orë janë kryer 1530 testime nga të cilat 478 raste kanë rezultuar pozitive, ndryshe nga dje që u raportuan 627.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve kanë humbur jetën 11 qytetarë, një numër i ulët ky krahasur me 22 që vdiqën dje.
Numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.073 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.