Situata e përmbytjeve, OSHEE: Këto zona kanë probleme në furnizimin me energji elektrike

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 02-12-2017 Situata e përmbytjeve, OSHEE: Këto zona kanë probleme në furnizimin me energji elektrike

Gjendja e rënduar e përmbytjeve në të gjithë vendin që prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Sipas një njoftimi të OSHEE zonat më problematike në këtë drejtim paarqiten zonat e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit.

Me të gjithë problematikën që është duke u përballuar, kjo drejtori njofton se në terren janë të gjithë punonjësit e saj.

Më poshtë njoftimi i plotë i OSHEE:

Falë punës intensive në terren nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është bërë e mundur të eleminohen pjesa dërrmuese e defekteve në rrjetin elektrik shkaktuar nga reshjet e shiut duke rikthyer gjendjen ne normalitet.

 Sipas të dhënave të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi.

 Difektet jane ne fidera qe furnizojne me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale te thella, ku linjat jane ajrore dhe nen goditjet e reshjeve te shirave cka sjell veshtiresi ne riparim.

Aktualisht punonjesit e kompanise se OSHEE-se ndodhen ne terren ne gadishmeri te plote per eleminimin e defekteve ne disa prej fshatrave te Vlores, Gjirokastres, Beratit dhe Fierit.

Te gjithe fiderat qe furnizojne me energji elektrike konsumatoret e rendesise se veçante dhe hidrovoret vazhdojne te jene ne pune.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.093667030334473
array(1) { ["section"]=> string(93) "situata-e-permbytjeve-oshee-keto-zona-kane-probleme-ne-furnizimin-me-energji-elektrike-101719" }