Situata e rëndë në vend nga tërmetet, Rama mbledh sot grupin Parlamentar, kryebashkiakët dhe prefektët

Publikuar tek: politike, më 07:50 22-09-2019 Situata e rëndë në vend nga tërmetet, Rama mbledh sot grupin Parlamentar, kryebashkiakët dhe prefektët Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverise mbreme

Pas mbledhjes urgjente të qeverisë së mesnatë, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e grupit Parlamentar për shkak të situatës së rëndë nga tërmetet që goditën vendin.

Burime bëjnë me dije se mbledhja e grupit socialist do të nisë paraditen e sotme në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Në mbledhje do të jenë të pranishëm po ashtu edhe ministrat dhe krerët e bashkive.

Ndërkaq, më herët numri një i qeverisë do të ketë një takim me prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00.

Kujtojmë se kryeministri anulloi vizitën në New York dhe u kthye mbrëmë me urgjencë pas situatës së rëndë të shkaktuar nga tërmetet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029065132141113
array(1) { ["section"]=> string(107) "situata-e-rende-ne-vend-nga-termetet-rama-mbledh-sot-grupin-parlamentar-kryebashkiaket-dhe-prefektet-179338" }