Situata e rënduar nga Covid-19, Kosova licenson laboratorët privatë për testime

Publikuar tek: rajon, më 14:27 14-07-2020 Situata e rënduar nga Covid-19, Kosova licenson laboratorët privatë për testime Ilustruese

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ditën e sotme ka bërë me dije se ka nënshkruar dy udhëzime administrative për licensimin e laboratorëve privatë, në mënyrë që të bëhen teste masive për Covid-19.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, ka thënë Zemaj.

Ky vendimi është marrë për shkak se ditët e fundit Kosova ka shënuar një numër të lartë të të infektuarish. Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 187  raste të reja nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094170570373535
array(1) { ["section"]=> string(85) "situata-e-renduar-nga-covid-19-kosova-licenson-laboratoret-private-per-testime-213806" }