Situata e rënduar nga COVID, ministrja Kushi: Ekziston edhe skenari për të mbyllur shkollat, ne i kemi përgatitur që në fillim të vitit…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:28 01-12-2020 Situata e rënduar nga COVID, ministrja Kushi: Ekziston edhe skenari për të mbyllur shkollat, ne i kemi përgatitur që në fillim të vitit… Ministrja Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është marrë parasysh edhe skenari i mbylljes së shkollave.

Ajo tha se ekzistojnë tre skenarë për zhvillimin e mësimit, ndërkohë që aktualisht në shkollat e vendit po aplikohet skenari i parë që ka të bëjë me prezencën fizike të nxënësve në klasa dhe skenari i dytë që ka të bëjë me mësimin e kombinuar.

 Nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të sugjerojë mbylljen e shkollave, Kushi tha që Ministria e Arsimit është përgatitur për mësimin online.

Blendi Fevziu: Cilat janë skenarët në të ardhmen. Nëse pandemia mund të përkeqësohet mund të shkojmë në mbyllje totale të shkollave?

Evis Kushi: Patjetër që ekziston dhe ky skenar, ne i kemi përgatitur që në fillim të vitit tre skenarë. I pari skenari me prezencë fizike në shkollë, i dyti skenari i mësimit të kombinuar dhe i treti mësimi online. Këtë vendim nuk e marrim ne. Nëse Komiteti i Ekspertëve do të sugjerojë që situata e epidemisë është përkeqësuar në një nivel që do të na duhet, patjetër që ne do ta marrim këtë vendim, por nuk mund ta them në këto momente nëse do ta marrim pas dy javësh, pas 3 javësh apo nëse do ta marrim apo jo sepse është Komiteti i Ekspertëve që sugjeron hapat që do të marrë qeveria. Është dhe ky skenar dhe janë të publikuar që në fillim të këtij viti shkollor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mësim online në kohë pandemie, Arben Malaj ndërhyn në mes të emisionit dhe zbulon detajin e ligjit për Arsimin e Lartë: Ajo diplomë nuk njihet asgjëkundi!
Zv. Kryeministri i Kosovës e pranon: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme »
Article Logic
Execution time: 0.010627031326294
array(1) { ["section"]=> string(139) "situata-e-renduar-nga-covid-ministrja-kushi-ekziston-edhe-skenari-per-te-mbyllur-shkollat-ne-i-kemi-pergatitur-qe-ne-fillim-te-vitit-229840" }