Situata e rënduar nga moti i keq, reagojnë PD, Basha dhe Tahiri

Publikuar tek: aktualitet, më 15:59 01-02-2015 Situata e rënduar nga moti i keq, reagojnë PD, Basha dhe Tahiri

Partia Demokratike ka reaguar sërisht duke bërë thirrje që Rama të mbledhë Shtabin e Emergjencës. PD thotë se Rama duhet të çohet nga sofra e lakrorëve dhe e kërnaceve sepse situata nuk përballohet duke sulmuar opozitën. PD bën thirrje që vemendja të fokusohet te shpëtimi i jetëve të njerëzve dhe pronave të tyre.

Reagon në “Facebook” reth situatës të rënduar nga moti i keq, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Me tone kritike Basha shkruan dyshja Rama-Meta po mbajnë një qëndrim cinik të ligësisë të pashoqe, lidhur me shëmbjen e banesave në Vlorë, pikërisht në kulmin e fatkeqsisë natyrore. 

 

Basha shkruan se sensibilizohet me të gjithë banorët që kanë mbetur të bllokuar nga rreshjet e dëborës në veri dhe lindje të vendit, dhe se të gjitha zyrat e Partisë Demokratike në rethe do të jenë të gatshme në ndihmë të banorëve. Ai shkruan se jeta dhe prona e qytetarëve është parësore dhe se Rama do të vazhdojë me prishjen e ndërtimeve.

"Kryeministri të ndalë kërcënimet e zullumet ndaj qytetarëve, të lerë llafet dhe pozat para ekraneve. Të ngrejë urgjentisht shtabin e emergjencës dhe t'u vijë në ndihmë banorëve në zonat e goditura" shkruan Basha në 'Facebook'.

Pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit Tahiri i cili thotë se Basha është shkëputur nga realiteti pasi që Shtabet e Emergjencës janë ngritur dhe janë në funksion prej 3 ditësh.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati ndaj Serjanit, lirohen dy kushërinjtë Hoxhallari
Hiqeshin si punëtorë ndërtimi dhe vidhnin shtëpitë, arrestohen në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.012542963027954
array(1) { ["section"]=> string(63) "situata-e-renduar-nga-moti-i-keq-reagojne-basha-dhe-tahiri-2077" }