Situata e rënduar nga tërmeti/ Meta thërret në tryezë profesorë dhe ekspertë universitar, mungon kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 02-12-2019 Situata e rënduar nga tërmeti/ Meta thërret në tryezë profesorë dhe ekspertë universitar, mungon kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një përfaqësi profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën rënduar nga tërmeti.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta tregon se i ka falenderuar për kontributin e vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i ka inkurajuar.

Sipas presidentit, ata ranë më dakord që të zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Mirëpo ajo që vihet re është se në tryezën mungonte kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Nuk dihet arsyeja, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Statusi i plotë:

Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.

I falenderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.

Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

79119721_2649076861805237_191686439119880192_o.jpg

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076179504394531
array(1) { ["section"]=> string(148) "situata-e-renduar-nga-termeti-meta-therret-ne-tryeze-profesore-dhe-eksperte-universitar-mungon-kreu-i-akademise-se-shkencave-skender-gjinushi-188122" }