Situata jashtë kontrollit nga COVID, Manjani: Po vuajmë pasojat e mosmarrjes së masave mjekësore në kohën e duhur

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 13-07-2020 Situata jashtë kontrollit nga COVID, Manjani: Po vuajmë pasojat e mosmarrjes së masave mjekësore në kohën e duhur

2 viktima dhe 117 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID në Shqipëri.

Ndërkaq, po zbrazet spitali i Sanatoriumit për të shndërruar në COVID 2 pasi Infektivi nuk po përballon më shtrimin e të prekurve.

Ish-ministri Ylli Manjani akuzon qeverinë për mosmarrjen e masave në kohën e duhur.

“Qeveria nuk ka dështuar sot, por që në fillim të këtij viti kur nuk mori asnjë masë anti COVID.

Sot po vuajmë pasojat e mosmarrjes së masave mjeksore në kohën e duhur. Sot po vuajmë edhe pasojat e masave ekstreme të mbylljes diktatoriale të jetës në vend, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me virusin.

Ndaj ç'qe për tu bërë u bë. Virusi shëtiti e shëtit ende i lirë. Tashmë ska as qeveri e as perëndi ti bëjë derman.

Virusi do bëjë punën e vet...

Të gjithë do infektohemi, herët a vonë. Shumica dërrmuese to ka kalojë. Disa prej nesh mund të dështojnë”, shkruan Manjani.

“Për fat të keq, kështu është. Askush sdi asgjë më shumë.

Më të suksesshmet qeveri në këtë betejë ishin ato që e kontrolluan me teste rigoroze. Pra e kontrolluan, nuk e zhdukën...

Në vende si ne, ku keqqeverisja është normë, nuk ka më kuptim të presësh ndihmë.

Në një vend ku qeveria shpall fajtorë ata që sëmuren, nuk ke çpret më!

Ndaj duhet kujdes individual dhe kurajo për t'i bërë ballë edhe këtij virusi deri në arritjen e imunitetit të tufës.

Jam i bindur që do ta kalojmë edhe këtë flamë. Kemi kaluar shumë të tilla dhe gjithmonë me qeverinë në kurriz, jo në krah...”, përfundon ish-ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009788990020752
array(1) { ["section"]=> string(118) "situata-jashte-kontrollit-nga-covid-manjani-po-vuajme-pasojat-e-mosmarrjes-se-masave-mjekesore-ne-kohen-e-duhur-213724" }