'Situata ka dalë jashtë kontrollit', gazetari Hoxha: Dikur vriteshin në parcelën me kanabisit, sot po vrasin rojet e misrit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:11 30-07-2020 'Situata ka dalë jashtë kontrollit', gazetari Hoxha: Dikur vriteshin në parcelën me kanabisit, sot po vrasin rojet e misrit Fotomontazh

Ditët e fundit në vendin tonë nuk kanë qenë aspak të qeta, për shkak të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur.

Në Elbasan janë vrarë tre persona për 10 ditë, ndërsa orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës u vra me thikë një person i cili po mbronte të mbjellat e tij nga një hajdut.

Sakaq, ka reaguar edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha. Përmes një shënimi në facebook, Hoxha ngre alarmin për qytetin e Elbasanit, teksa thotë se situata është jashtë kontrollit.

Ai paralelizon ngjarjet kriminale më herët me këto të ditëve të fundit, tek thotë se 3 vrasje janë bërë me thikë, pa shkrepur këmbëzën e armës. Më parë thotë Hoxha vriteshin rojet e kanabisit, ndërsa tani po vriten rojet e misrit.

Po vriten njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, nga hajdutë "hallexhinj" që e kanë më për kollaj të vjedhin mundin dhe gjakun e tjetrit.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës

Po i vrasin dhe rojet e misrit!!!

E enjte e zeze.
Tre viktima dhe asnje me arme zjarri.
Duket sikur vrasesit kane zbuluar nje “loder” te re.
Thiken...
Mund te merresha me kedo prej tyre.
Por, çfare te them?!
Dy te vrare brenda pak oreve ne Elbasan!!!
Nuk perben me as lajm dhe as çudi. Per fat te keq, te banoreve te atij qyteti te vjeter dhe me kulture, pyetja e çdo mengjesi, se ke kane vrare mbreme, eshte kthyer ne nje normalitet.
Kam 4 vite, qe denoncoj, apeloj, publikoj fakte dhe prova, per te deshmuar se nje nga qytetet kryesore te vendit, kryqezim shume i rendesishem i akseve kombetare dhe nderkombetare te narkotikeve, Elbasani, ka humbur qetesine e tij, ka dale jashte kontrollit.
Se fundi, beteja per kontrollin e ketij qyteti, nga grupet kriminale te krimit te organizuar, eshte bere aq e ashper, sa duket si Palermo e viteve ‘80.
Me shume se paaftesia dhe pamundesia e shtetit, per te garantuar rend dhe siguri ne kete qytet, te fut tmerrin korrupsioni deri ne palce, i organeve te drejtesise.
Bota e krimit te organizuar, ia ka dale ne kete qytet, me shume se askund tjeter ne kete vend, te korruptoje, te bleje, te shese, te implikoje dhe ti detyroje te bashkepunojne ne favor te vete, agjensite e zbatimit te ligjit, pushtetin vendor dhe ate qendror.
Madje aleanca e botes krimit me forcat politike te te gjitha kraheve, eshte aq e madhe, sa sot nuk e ndan dot, ku fillon njera dhe ku mbaron tjetra.
Jo me kot publikova 6-7 muaj me pare, foto te kryeministrit me personazhe te rendesishem te botes se krimit te organizuar ne Elbasan, madje “bos krimi”, si i ka etiketuar vete kreu i qeverise.
Dhe askush nuk foli!!!
Heshten te gjithe, demokrate, lsi-ste dhe socialiste.
Sepse me te njejtin “bos krimi”, kishin bere aleance ne fushata zgjedhore te meparshme dhe ata...
Ndersa sot, ekranet e mediave vizive dhe axhenda politike, jane perqendruar te ndryshimet kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise, ajo qe duhej te ishte kryelajmi, eshte ngjarja e Xhafzotajt.
Besoj krimi emblemë, qe deshmon gjirizin ku eshte zhytur dhe po zhytet çdo dite e me thelle ky vend, eshte vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku, ndersa ruante aren e tij, te mbjelle me miser.
Nje shqiptar i mire, punetor, hallexhi, qe punonte ne token e tij, qe kishte mbjellë misër, per te mbajtur familjen me buke.
Mbeti i vrare ne mesnate, ndersa ruante misrin e parceles se vet, nga nje kriminel “hallexhi”, qe kush e di çfare tjeter halli e ka detyruar te shkoje te vjedh djersen dhe mundin e nje shqiptari te varfer, per ta shitur te nesermen, si miser te pjekur, rrugeve te Durresit.
Keto kohe, jemi mesuar te degjojme raste, kur shqiptaret jane vrare duke ruajtur parcelen me kanabis nga trafikantet.
Por ja ku arritem!!!
Po na i vrasin dhe ata bashkekombas te ndershem, qe ruajne parcelen e tyre me miser.
Situata eshte aq trishtuese dhe dekurajuese, sa “Legjenda e misrit” e Migjenit, e shkruar nje shekull me pare, duket sikur eshte shkruar dje ne mbremje nga gjeniu i poezise shqiptare...
Gjithsesi kemi bere nje hap para, nga “Legjenda e misrit”, kemi mberritur te “Rojet e misrit”...

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012070178985596
array(1) { ["section"]=> string(125) "situata-ka-dale-jashte-kontrollit-gazetari-hoxha-dikur-vriteshin-ne-parcelen-me-kanabisit-sot-po-vrasin-rojet-e-misrit-215535" }