Situata kaotike në Kakavijë, Cakaj telefonon ministrin grek, i kërkon që dogana të mos mbyllet natën

Publikuar tek: politike, më 18:37 14-08-2020 Situata kaotike në Kakavijë, Cakaj telefonon ministrin grek, i kërkon që dogana të mos mbyllet natën Gent Cakaj - radha ne Kakavije

Radhët në Kakavijë vazhdojnë prej 3 ditësh të jenë kilometrike, me shqiptarët që po sfidojnë temperaturat e larta.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis.

Cakaj bën me dije përmes një postimi në Tëitter se kanë biseduar për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shkruan Cakaj.

Për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në Kakavijë, Ministria e Mbrojtjes vendosi në dispozicion të qytetarëve disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjieno-sanitare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010059833526611
array(1) { ["section"]=> string(105) "situata-kaotike-ne-kakavije-cakaj-telefonon-ministrin-grek-i-kerkon-qe-dogana-te-mos-mbyllet-naten-217151" }