Situata kaotike në Kakavijë, reagon MEJP: Pala greke do të marrë masa për lehtësimin e situatës, mund të hiqet kryerja e testit me detyrim

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 14-08-2020 Situata kaotike në Kakavijë, reagon MEJP: Pala greke do të marrë masa për lehtësimin e situatës, mund të hiqet kryerja e testit me detyrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas situatës kaotike që vijon në doganën e Kakavijës prej tre ditësh.

MEPJ ka kontaktuar me palën greke dhe sqaruar se janë shtuar mjekët që kryejn tamponit tek qytetarët.

Sipas MEPJ pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Ndër të tjera iu është bërë thirrje qytetarëve ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njofton MEPJ

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093879699707031
array(1) { ["section"]=> string(142) "situata-kaotike-ne-kakavije-reagon-mejp-pala-greke-do-te-marre-masa-per-lehtesimin-e-situates-mund-te-hiqet-kryerja-e-testit-me-detyrim-217106" }