Situata me Iranin, Sekretari Mbrojtjes i SHBA: Po punohet për një konsensus ndërkombëtar

Publikuar tek: bota, më 22:02 15-06-2019 Situata me Iranin, Sekretari Mbrojtjes i SHBA: Po punohet për një konsensus ndërkombëtar Patrick Shanahan

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Patrick Shanahan theksoi se po përpiqet që të formohet një ‘konsensus ndërkombëtar’ në Lindjen e Mesme pas incidentit me çisternat e naftës në Gjirin e Omanit.

Gjatë një konference me gazetarë në Pentagon, Shanahan tha se nuk është një problem vetëm i SHBA-së, por një problem ndërkombëtar.

Shefi i Pentagonit tha gjithashtu se për shkak të rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e karburantit të botës, ushtria amerikane po harton edhe plane veprimi në rast se përkeqësohet situata.​

I pari që akuzoi Iranin për sulmet ishte Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se ‘ky konkluzion bazohet tek të dhënat e zbulimit, armët e përdorura, niveli i ekspertizës që duhet për të ekzekutuar një operacion të tillë, sulme të tjera të ngjashme të kryera nga Irani ndaj anije të mallrave, si dhe fakti që asnjë grup tjetër në rajon nuk ka burimet dhe zotësinë të veprojë me një nivel kaq të lartë sofistikimi’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068835973739624
array(1) { ["section"]=> string(93) "situata-me-iranin-sekretari-mbrojtjes-i-shba-po-punohet-per-nje-konsensus-nderkombetar-168375" }