Situata në Libi, Britania: Jemi të shqetësuar thellë

Publikuar tek: bota, më 07:08 10-05-2019 Situata në Libi, Britania: Jemi të shqetësuar thellë Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt

Britania e Madhe është thellësisht e shqetësuar për situatën humanitare dhe atë të sigurisë në Libi, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt të enjten.

 

Hunt i ka bërë këto komente pasi ai dhe kryeministrja britanike, Theresa May janë takuar me kryeministrin e Libisë, Fayez al-Serraj në Londër.

“Qeveria britanike ndan shqetësimin e thellë me kryeministrin Serraj për situatën në Libi, ku gjendja humanitare dhe ajo e sigurisë vazhdojnë të përkeqësohen”, ka thënë Hunt.

“Diplomacia është rruga e vetme për të ndalur përgjakjen dhe pasigurinë. I kemi bërë thirrje kryeministrit Serraj që të inkurajojë të gjitha palët për arritjen e një armëpushimi si dhe për ofrim të ndihmave për ata që kanë nevojë”, ka shtuar ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë ditë më parë se nga luftimet mes forcave rivale në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, kanë vdekur më shumë se 200 persona.

Përleshjet, që kanë nisur në fillim të muajit prill kanë kërcënuar nisjen e një lufte civile, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Luftimet në Tripoli kanë nisur si pasojë e përleshjes së Ushtrisë Kombëtare të Libisë, të udhëhequr nga komandanti, Khalifa Haftar, dhe milicive tjera, që janë të lidhura me Qeverinë e Libisë, të përkrahur nga Kombet e Bashkuara.

Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se 25,000 persona janë zhvendosur si pasojë e luftimeve.

Libia, vend i pasur me naftë në Afrikën e Veriut, është shkatërruar nga dhuna, paqëndrueshmëria politike dhe përpjekjet për pushtet qëkur sunduesi Muammar Gaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.017983913421631
array(1) { ["section"]=> string(57) "situata-ne-libi-britania-jemi-te-shqetesuar-thelle-163669" }