Situata në Shkozë, IKMT shemb shtëpinë e dytë, FNSH dhe policia rrethojnë zonën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:44 17-10-2019 Situata në Shkozë, IKMT shemb shtëpinë e dytë, FNSH dhe policia rrethojnë zonën Shtëpia e shembur sot në Shkozë

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e dytë në Shkozë.

Ndërkohë, aksioni vijon për shembjen e banesës së tretë. Në vendngjarja ka forca të shtuara të policisë dhe FNSH-së, që janë vendour aty që prej orës 07:00 të mëngjesit.

Plani për prishjen e banesave ishte që ditën e djeshme, por dje u arrit të prishej vetëm një nga tre shtëpitë e planifikuara.

Ndërkaq, në Shkozë ka mbërritur edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi i cili hodhi akuza të forta drejt kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër familjarët, të cilëve iu shemb banesa këtë mëngjes janë shprehur për mediat se kishin nisur procesin e legalizimit që prej vitit 2006, por pa sukses. Ndërsa, theksojnë se tashmë do të qendrojnë në qiell të hapur, pasi ende nuk kanë gjetur një banesë tjetër për të jetuar.

Screenshot_5.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023942947387695
array(1) { ["section"]=> string(84) "situata-ne-shkoze-ikmt-shemb-shtepine-e-dyte-fnsh-dhe-policia-rrethojne-zonen-182388" }