Situata në Siri, 30-vjeçari kurd i vë flakën vetes para selisë së UNHCR në Zvicër (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:20 23-10-2019 Situata në Siri, 30-vjeçari kurd i vë flakën vetes para selisë së UNHCR në Zvicër (VIDEO) Momenti kur helikopteri merr kurdin për ta transportuar në spital

Një 30-vjeçar kurd nga Siria i ka vënë flakën vetes para selisë së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Gjenevë mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave vendase kurdi u transportua me helikopter në një spital lokal. 30-vjeçari është lyer fillimisht me benzinë ​​dhe më pas i ka vënë flakën vetes.  

"Ai është një kurd nga Siria, i lindur në 1988 dhe me banim në Gjermani," tha për '20 Minuta' zëdhënësi i policisë së Gjenevës, Silvain Guillaume-Gentil.

Shërbimet e urgjencës ishin shpejt në vendngjarje dhe raportohet se arritën të shpëtonin jetën e tij. Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7.40.

Ndërkaq, motivet që e çuan kurdin drejt këtij akti mbeten të paqarta. Kjo ngjarje vjen në mes të një periudhe tensionesh dhe dhune në veri-lindje të Sirisë, pas vendimit të SHBA për të tërhequr 1.000 trupa nga rajoni, duke i hapur rrugën Turqisë të lëvizë në territorin e kontrolluar nga kurdët. 

Vendimi i Trump i lejoi presidentit turk Tayip Erdogan të niste një ofensivë në rajon për të krijuar një "zonë të sigurt" prej 20 milje (32 km) të milicisë kurde të YPG.

Pas një armëpushimi, Ankaraja dhe Moska ranë dakord të martën që forcat siriane dhe ruse do të vendosen në veri-lindje të Sirisë për të hequr luftëtarët kurdë të YPG dhe armët e tyre nga kufiri me Turqinë.

Më shumë se 176,000 kurdë kanë ikur nga shtëpitë e tyre qëkur Turqia filloi ofensivën e saj ndërkufitare.

Sakaq, protesta kundër ofensivës turke në Siri janë zhvilluar në qytetet zviceriane të Gjenevës, Bernit, Cyrihut dhe Luzernit në dy javët e fundit.

31550220_highres (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074748992919922
array(1) { ["section"]=> string(93) "situata-ne-siri-30-vjecari-kurd-i-ve-flaken-vetes-para-selise-se-unhcr-ne-zvicer-video-183179" }