SITUATA në vend/ Paloka reagon ASHPËR: Rama, Lleshaj, Marku po konsumojnë grushtin e shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 19-06-2019 SITUATA në vend/ Paloka reagon ASHPËR: Rama, Lleshaj, Marku po konsumojnë grushtin e shtetit Paloka

Një situatë tejet alarmante paraqitet në vend pas tensioneve e përleshjeve fizike në disa KZAZ ku për pasojë kanë mbetur të plagosur policë dhe protestues.

 

Ndërkaq, ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka i cili thotë se kryeministri Rama, ministri Lleshaj dhe kryeprokurorja Marku, po konsumojnë grushtin e shtetit

“Rama është ne vilen e tij të bunkerizuar, helikopterin e ka në gatishmeri , milionat të siguruara në off-shore dhe vazhdon të japë urdhëra te kundraligjshem ndërsa ndjek nga televizori pasojat e akteve të tij”, shkruan Paloka ndërsa shton se kush zbaton urdhrat e kryeministrit, po bëhet pjesë e një grushti shteti kundër qytetarëve.

REAGIMI I PLOTË I PALOKËS:

Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit .

Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia.

Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.

Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg.

Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri , milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij.

Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075366973876953
array(1) { ["section"]=> string(95) "situata-ne-vend-paloka-reagon-ashper-rama-lleshaj-marku-po-konsumojne-grushtin-e-shtetit-168864" }