Situata në Venezuelë, Guaido sërish thirrje qytetarëve sot: Zotohet për goditje paralizuese

Publikuar tek: bota, më 07:36 02-05-2019 Situata në Venezuelë, Guaido sërish thirrje qytetarëve sot: Zotohet për goditje paralizuese

Lideri i opozitës venezueliane Juan Guaido ka bërë sot sërish thirrje për përshkallëzim të sulmeve me qëllim për të detyruar Presidentin Nicolás Maduro të heqë dorë nga pushteti.

Guaido i kërkoi të punësuarve publikë të veprojnë, duke thënë se ndërprerjet do të çonin në një grevë të përgjithshme.

Një grua u vra dhe dhjetra u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

Ndërkohë, Maduro hodhi poshtë sugjerimet se ai kishte qenë i gatshëm të largohej në Kubë dhe akuzoi SHBA për drejtimin e një grushti shteti.

Tensionet rreth krizës po rriten gjithashtu midis SHBA dhe Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA mund të merrnin masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzuan Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduro.

Sakaq, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Pompeo se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës ishte destruktiv dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014299154281616
array(1) { ["section"]=> string(96) "situata-ne-venezuele-guaido-serish-thirrje-qytetareve-sot-zotohet-per-goditje-paralizuese-162642" }