Situata nga Covid-19, Tritan Shehu ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite KINEZE? Të kërkohet asistencë nga Italia

Publikuar tek: politike, më 16:05 12-07-2020 Situata nga Covid-19, Tritan Shehu ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite KINEZE? Të kërkohet asistencë nga Italia

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se situata e pandemisë së koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit për shkak të dështimit të strategjisë së qeverisë.

Shehu ngre dyshime për llojin e kiteve që përdoren për testimin e personave të dyshuar si të infektuar. Ai thotë se këto kite mund të jenë të prodhimit kinez, që shpesh kanë rezultuar me një shkallë të lartë të pasaktësisë.

Ai i rekomandon qeverisë shqiptare të kërkojë asistencë ndërkombëtare, mundësisht nga Italia, për të cilën shprehet i bindur se s’ka për të munguar.

Shkrimi i plotë i Shehut:

“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Asistenca ndërkombëtare e domosdoshme në këto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare për përhapjen e pasojat e Covid janë tej alarmit, jemi nën një mungesë transparence,  pa strategji, me një Komitet që pas dy muajsh belbëzoi përdorimin e maskave, që deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen në “fazën e transmetimit komunitar” (të jashtë kontrollit)... jemi dhe me një Qeveri të paralizuar!

—Ndërsa Kryeministri ka “harruar” fjalën Covid kur pak muaj më parë ishte i “kudo e kurdo ndodhur” në betejën e tij të dështuar me tanke e avione, në vend të një strategjie inteligjente kundër një virusi, veçse duke terrorizuar qytetarët.

—Por “çuditë” pështjelluese nuk mbarojnë, ndërsa vazhdojnë të mbahen të bllokuara të gjitha laboratorët e vendit Ministria e Shendëtesisë vë në dyshim besushmerinë e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetëm 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrotjes së spitaleve mos testimin e gjerë!!!!

Mos vallë ne vazhdojmë të përdorim akoma kitet kineze në PCR, kur kitet e reja perëndimore kanë sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po në imunologji, cilat janë kitet e vetme që përdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni përkatës?!

Në këto e të tjera kushte të rrezikeshme tashmë në ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj, gjë e cila imponon një asistencë profesionale e logjistike ndërkombëtare të qendrueshme në terren, mundësisht italiane, që nuk do të mungojë nqs kërkohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096609592437744
array(1) { ["section"]=> string(120) "situata-nga-covid-19-tritan-shehu-ngre-dyshime-mos-po-perdoren-akoma-kite-kineze-te-kerkohet-asistence-nga-italia-213631" }