Situata nga Covid, ministri i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Respektoni protokollet, hapi tjetë kufizim oraresh

Publikuar tek: rajon, më 14:22 19-10-2020 Situata nga Covid, ministri i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Respektoni protokollet, hapi tjetë kufizim oraresh

Ditën e sotme në një deklaratë për median ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

Teksa ka folur për masat e reja, ai është shprehur se nëse masat nuk respektohen protokollet dhe numri i infeksioneve vazhdon në rriteje atë herë do të vendosen orare kufizuese për të lëvizur.

Masat e reja në Maqedoninë e Veriut janë kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe online.

“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onlain, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Filipçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet numri i viktimave dhe bie numri i të infektuarve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.010337829589844
array(1) { ["section"]=> string(121) "situata-nga-covid-ministri-i-shendetesise-paralajmeron-qytetaret-respektoni-protokollet-hapi-tjete-kufizim-oraresh-224313" }