Situata nga pandemia, Bardh Spahia: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

Publikuar tek: politike, më 14:06 09-08-2020 Situata nga pandemia, Bardh Spahia: 10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia i është drejtuar me 10 pyetje kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19.

10 Pyetje per kryeministrin dhe ministren e Shendetesise!

1- Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?

2- A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?

3- Cfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?

4- Cfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?

5- Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?

6- Cfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?

7- Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?

Dhe pyetja e hershme e mbetur pa përgjigje:

8- Nga janë marrë e me cfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?

9- Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?

10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010068893432617
array(1) { ["section"]=> string(97) "situata-nga-pandemia-bardh-spahia-10-pyetje-per-kryeministrin-dhe-ministren-e-shendetesise-216577" }