Situata pas tërmeteve/ Zhduket opozita, ku janë Basha me Kryemadhin?!

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 23-09-2019 Situata pas tërmeteve/ Zhduket opozita, ku janë Basha me Kryemadhin?!

Një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë tronditi zonën e Shqipërisë së Mesme, kryesisht qarkun e Tiranës dhe Durrësit pasditen e së shtunës, i cili pasoi edhe lëkundje të tjera.

Tërmeti u konsiderua më i fortë i 3 dekadave të fundit, ndërsa shkaktoi dëme të shumta. Rreth 105 qytetarë morën shërbim mjekësor në Durrës e Tiranë, ndërsa shumë banesa dhe pallate janë dëmtuar.

Ndërkaq, qytetarët vijojnë të jetojnë ende mes ankthit dhe frikës, kjo për shkak të pas-goditjeve, ndonëse intensiteti ka ardhur në rënie.

Mirëpo, pavarësisht situatës, vëmendja shkon në një tjetër detaj jo pak të rëndësishëm. Dy liderët e opozitës e kanë kaluar në heshtje këtë situatë, ndër më të rëndat që ka kaluar vendi vitet e fundit.

Kreu i PD, Lulzim Basha u mjaftua me një mesazh të shkurtër në twitter, disa orë pas rënies së tërmetit 5.8 ballë.

"Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse", ishte ky mesazhi i Bashës.

Ndërkohë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka thënë ende një fjalë për pasojat e konsiderueshme të tërmeteve. Duket se Kryemadhi është mjaftuar me deklaratat e Petrit Vasilit nga zyra e LSI.

Kjo heshtje e opozitës nuk mund të justifikohet në një rast të tillë, ku mijëra qytetarë përjetuan shok.

Në fakt opozita duhet të ishte në terren, të shkonte në spital tek të plagosurit, të takonte qytetarët që kanë mbetur në qiell të hapur.

Një shtrëngim duarsh dhe një fjalë e ngrohtë në këto momente paniku, me siguri për shqiptarët do të ishtë më e rëndësishme se arritja e një marrëveshjeje politike.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081830024719238
array(1) { ["section"]=> string(72) "situata-pas-termeteve-zhduket-opozita-ku-jane-basha-me-kryemadhin-179467" }