Situata pas tërmetit, Duma: Durrësi pësoi një eksod të dytë, zgjidhja e vetme ndihmat nga BE

Publikuar tek: aktualitet, më 18:07 14-12-2019 Situata pas tërmetit, Duma: Durrësi pësoi një eksod të dytë, zgjidhja e vetme ndihmat nga BE Ish deputetja e PD, Grida Duma

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar mënyrën se si po menaxhohet situata pas tërmetit të 26 nëntorit.

E ftuar në emisionin 'Kjo Javë', Duma deklaroi se pas tërmetit të 26 nëntorit, në ditët e para Durrësi pati një ikje masive, një eksod të dytë. Ndër të tjera ish deputetja e PD tha se buxheti i shtetit nuk e përballon dot këtë tragjedi dhe se zgjidhjen për situatën e sheh vetëm tek ndihmat nga Bashkimi Europian.

'Që të nesërmen e tërmetit kam qenë në terren. Ditët e para ka qenë një shkretëtirë shumë e trishtë. Ikja pas dy ditëve, aty ishte një lloj eksodi i dytë. E mbaj mend eksodin e parë me anije, ky ishte i dyti. E trishtë dhe e dhimbshme. Kush ka kaluar në zonat ku banesat kanë rënë është shumë e tmerrshme. Ditë të kobshme kanë qenë. Ende sot nuk ka asnjë siguri. Një nga gjërat që pak është thënë ka qenë ndihma e munguar psikologjike. Kapacitetet duhet të vinin nga të gjitha vendet. Sidomos asistenca për fëmijët.

Ajo që shikoj në tërësi sot është një negativitet i madh kudo. A është e pranueshme plotësisht, a është e kurueshme po, a po kurohet, jo? Më vjen keq ta nis kështu. Kisha vendosur që çështjen e Edi Ramës se si po qeveris ta quaja çështje të zhdukur, ishte një çështje që shqiptarët e shikonin përditë', ka thënë Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075671672821045
array(1) { ["section"]=> string(96) "situata-pas-termetit-duma-durresi-pesoi-nje-eksod-te-dyte-zgjidhja-e-vetme-ndihmat-nga-be-189405" }