Situata politike në kohë pandemie, Fuga analizon liderët: Nuk jam dakord me presidentin! Cili është roli i opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:22 27-04-2020 Situata politike në kohë pandemie, Fuga analizon liderët: Nuk jam dakord me presidentin! Cili është roli i opozitës Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë të situatës politike në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie.

Sipas Fugës roli i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë korrekt pasi ai nuk ka bërë konsultime me opozitën në parlament apo jashtë parlamentit. Sa i përket rolit të opozitës Fuga thotë se ka pasur rol për të mos tensionuar situatën në vend.

“Presidenti Meta nuk ka bërë konsultime. Nuk jam dakord me presidentin këtë herë. Nuk ka bërë konsultime me opozitën në parlament apo jashtë parlamentit. Zakonisht i bën konsultimet dhe ka një prirje për t’u marrë vesh me palët e interesuara, por këtë herë kreu i shtetit nuk veproi kështu. Së paku kështu e shikoj unë.

Opozita mendoj se ka pasur rol për të mos tensionuar situatën në vend, por shoqëruar me një lloj pozicioni para-politik. Na duhet një pushtet që të jetë me qytetarin. Opozita nuk është këtu për faktin që sa familje në nevojë janë ndihmuar etj.

Dakord janë cështje nën politike, por jo kryesore. E bën opozitën të humbasë kohën për gjëra që nuk janë detyrë e saj. Opozita për shembull për Kodin Penal reagoi shumë butë pasi kaluan në Kuvend”, u shpreh Fuga per news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097517967224121
array(1) { ["section"]=> string(119) "situata-politike-ne-kohe-pandemie-fuga-analizon-lideret-nuk-jam-dakord-me-presidentin-cili-eshte-roli-i-opozites-204214" }