Situata politike në Shqipëri, shkruan ‘Deutsche Welle’: Pak gjasa të rrëzohet RAMA me protesta, opozita në dilemë

Publikuar tek: politike, më 12:37 15-09-2019 Situata politike në Shqipëri, shkruan ‘Deutsche Welle’: Pak gjasa të rrëzohet RAMA me protesta, opozita në dilemë Protesta e 8 qershorit e opozitës

Media gjermane ‘’Deutsche Welle’’ analizoi situatën aktuale politike në Shqipëri, ku përshkruan me nota pesimiste krizën mes palëve.

Në fokus të shkrimit janë presidenti Meta, Reforma Zgjedhore, dialogu mes palëve dhe qëndrimi i opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në analizën kushtuar planit të opozitës për rrëzimin me protesta të kryeministrit Rama, ‘’Deutsche Welle’’ shkruan se dalja jashtë parlamentit po i krijon kosto të mëdha bllokut opozitar. Duke parë bashkëpunimin e qeverisë me opozitën parlamentare dhe dështimin e protestave anti-qeveritare në muajt shkurt-qershor, media gjermane thekson se janë të pakta gjasat që qeveria socialiste të rrëzohet me protesta në vjeshtë.


Ekstrakt i artikullit për Shqipërinë nga ‘’Deutsche Welle’’:

Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t'ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrveshje me Ramën.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023048162460327
array(1) { ["section"]=> string(115) "situata-politike-ne-shqiperi-shkruan-deutsche-welle-pak-gjasa-te-rrezohet-rama-me-protesta-opozita-ne-dileme-178517" }