Situata prej covid-19, Basha: Këshilltarët pranë qeverisë kanë bërë të njëjtat propozime si ne, por qeveria s'i zbaton

Publikuar tek: politike, më 20:01 08-04-2020 Situata prej covid-19, Basha: Këshilltarët pranë qeverisë kanë bërë të njëjtat propozime si ne, por qeveria s'i zbaton Lulzim Basha

Lulzim Basha ka deklaruar se ka informacione zyrtare se disa këshilltarë pranë kabinetit qeveritar kanë bërë të njejtat propozime që ka bërë edhe PD-ja gjatë muajit të fundit, por qeveria nuk i vë në jetë.

"Ne kemi informacione zyrtare, që këshilltarët pranë qeverisë, kanë bërë të njejtat propozime dhe kanë dhënë të njejtat këshilla për të vepruar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, identike si propozimet tona, që kemi më shumë se një muaj që i themi çdo ditë, por qeveria nuk i bën këto. Për hir të çdo familje shqiptare nuk duhet të humbasim kohë. Vonesa do të ketë pasoja për biznesin", ka thënë Basha për gazetaren Ilva Tare.

Ndërkohë për sa i përket fondeve të alokuara nga qeveria dhe planit ekonomik të masave, kreu demokrat tha se është i pamjaftueshëm, duke e krahasuar me fqinjët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

"Paketa sociale është me shumë vonesë, sepse në 17 mars Rama tha se në fund të muajut, asnjë famlje s'do mbeste pa të ardhura. Sot në 8 prill sipas burimeve zyrtare mësojmë se ka shumë familje që s'kanë marrë mbështetje. Shumë individë janë në pamundësi ekonomike. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia po zbatojnë paketën e dytë. E jona është sa 1/3 e paketës ekonomike që ka Kosova. Duhet të nxitojmë. Si me realizimin e testimeve dhe me rialokimin e fondeve", ka shtuar Basha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095980167388916
array(1) { ["section"]=> string(122) "situata-prej-covid-19-basha-keshilltaret-prane-qeverise-kane-bere-te-njejtat-propozime-si-ne-por-qeveria-s-i-zbaton-201903" }