'Situata SERIOZE'/ Vdes pacienti me Covid te Shefqet Ndroqi, në 24 orë 81 raste të reja, rekord mban Tirana (SHPËRNDARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:05 20-07-2020 'Situata SERIOZE'/ Vdes pacienti me Covid te Shefqet Ndroqi, në 24 orë 81 raste të reja, rekord mban Tirana (SHPËRNDARJA) Eugena Tomini-

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka humbur jetën një 80 vjeçar nga Tirana i prekur nga Covid.

Sakaq në të gjithë vendin për 24 orë kanë rezultuar pozitive 81 raste, nga këto 50 në Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Ministria e Shëndetësisë thekson se situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Dr. Eugena Tomini- Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike

Situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste.  Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive.

Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale                   35705

Raste pozitive                     4171

Raste të shëruara             2352

Raste Aktive                        1706

Humbje jete                       113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                  210

Shkodër                               199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                    62

Kukës                    50

Elbasan                                 48

Fier                                        42

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër         19

 

Vijon...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje nga mbledhja e Këshillit Politik, Rama ngul këmbë: I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, të korrektojmë hapjen e listave
Britania prodhon e para vaksinën anti-COVID, funksionon dhe s'ka efekte anësore! »
Article Logic
Execution time: 0.012877941131592
array(1) { ["section"]=> string(121) "situata-serioze-vdes-pacienti-me-covid-te-shefqet-ndroqi-ne-24-ore-81-raste-te-reja-rekord-mban-tirana-shperndarja-214387" }