Situatë alarmante: 216 raste pozitive në Kosovë, shkon në 102 numri i viktimave nga koronavirusi

Publikuar tek: rajon, më 23:38 12-07-2020 Situatë alarmante: 216 raste pozitive në Kosovë, shkon në 102 numri i viktimave nga koronavirusi

Një tjetër ditë me shifra të larta të koronavirusit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 216 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 102, duke lënë pas edhe Shqipërinë. Numri i rasteve aktive mbetet gjithashtu i lartë, me 2.562 të infektuar.

IKSHPK përsërit sërish thirrjen drejtuar qytetarëve, për ndërgjegjësim në zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë.

Njoftimi:

40 TË SHËRUAR DHE 216 RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931  raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020,  janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë  10 raste, komuna Skenderaj 6 raste,  komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095229148864746
array(1) { ["section"]=> string(101) "situate-alarmante-216-raste-pozitive-ne-kosove-shkon-ne-102-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-213663" }