Situatë alarmante në Itali, rriten sërish ndjeshëm shifrat nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar tek: bota, më 19:21 20-10-2020 Situatë alarmante në Itali, rriten sërish ndjeshëm shifrat nga koronavirusi në 24 orët e fundit Itali

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 10.874 raste të reja me koronavirus dhe 89 persona kanë humbur jetën. 

Në total, u kryen 144,737 teste diagnostikuese dhe 7.5% e atyre që iu nënshtruan rezultuan pozitivë. 

Një bilanc me 16 viktima më shumë se një ditë më parë, për një total prej 36.705 humbjesh jetësh që prej fillimit të pandemisë. Zonat më të prekura mbeten Lombardia me 2.023 të infektuar të rinj, 1,396 në Piemonte, 1,312 në rajonin jugor të Kampanjës dhe 1,224 në Lazio.

E gjithë Europa është përfshirë nga një valë e re infektimesh. Deri më tani në të gjithë Botën numërohen më shumë se 40 milionë të infektuar.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moska pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit brenda disa javësh
E quajti katastrofë dhe idiot, ja cila është përgjigja e dr.Faucit për Donald Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011804103851318
array(1) { ["section"]=> string(101) "situate-alarmante-ne-itali-rriten-serish-ndjeshem-shifrat-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-224481" }