Vijon numri i lartë i viktimave për shkak të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj lajmëroi se ka në humbur jetën 35 persona, teksa rastet e reja janë 387.
Po ashtu janë shëruar edhe 528 persona.
Qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 174 raste dhe Gostivari me 56 infeksione ditore.