Situatë alarmante në të gjithë botën/ Del bilanci, ja sa të vdekur ka nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 09:00 25-02-2020 Situatë alarmante në të gjithë botën/ Del bilanci, ja sa të vdekur ka nga koronavirusi

Situata ndaj koronavirusit vazhdon të jetë alarmante në të gjithë botën.

Deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 2,698 ndërsa numri i personave të infektuar në 80,067.

Në Kinë kanë humbur jetën 2,663 persona, ndërsa në vendet e tjera janë shënuar 35 vdekje.

Këtu mund të përmendim: 12 të vdekur në Iran, 7 në Korenë e Jugut, 7 në Itali, 2 në Hong Kong, 1 në Filipine, 1 në Francë dhe 1 Tajvan.

Megjithëse kjo sëmundje po konsiderohet vdekjeprurëse, ka patur edhe nga ata që janë shëruar. Sipas raportimeve të fundit, deri më tani në të gjithë botën kanë arritur përmirësime ndaj këtij virusi mbi 25 mijë persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073070526123047
array(1) { ["section"]=> string(91) "situate-alarmante-ne-te-gjithe-boten-del-bilanci-ja-sa-te-vdekur-ka-nga-koronavirusi-196356" }