SITUATË ALARMANTE/ Vdesin 5 pacientë me Covid në Shqipëri, 2 pa sëmundje të tjera, shënohet numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 11-08-2020 SITUATË ALARMANTE/ Vdesin 5 pacientë me Covid në Shqipëri, 2 pa sëmundje të tjera, shënohet numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë Rovena Daja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë me Covid në vendin tonë, 2 prej të cilëve pa sëmundje shoqëruese.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkaq janë regjistruar 140 raste të reja me Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Nga këto 72 raste janë në Tiranë, e cila vijon të jetë një vatër e nxehtë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Dr. Rovena Daja-Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale            47051

Raste pozitive              6676

Raste të shëruara         3480

Raste Aktive                2991

Humbje jete             205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1657

Durrës                  360

Shkodër                               253

Fier                                        129

Vlorë                     107

Lezhë                    104

Korçë                    99

Kukës                    96

Elbasan                                 69

Berat                     49

Dibër                     35

Gjirokastër         33

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011271953582764
array(1) { ["section"]=> string(156) "situate-alarmante-vdesin-5-paciente-me-covid-ne-shqiperi-2-pa-semundje-te-tjera-shenohet-numri-me-i-larte-i-te-infektuarve-qe-nga-fillimi-i-pandemise-216817" }