‘Situatë e pazakontë në këtë qytet’, Prefekti jep alarmin: Raportoni rastet emergjente

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 04-01-2019 ‘Situatë e pazakontë në këtë qytet’, Prefekti jep alarmin: Raportoni rastet emergjente

Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e shumta të borës gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar tashmë problemet e para thuajse në të gjithë vendin.

Një nga qytetet më të prekura pritet të jetë edhe Gjirokastra ku temperaturat do të vijojnë të ulen, sipas parashikimit deri 9 gradë nën zero.

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës i bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve si dhe rikujton numrat e telefonave ku mund të kërkojnë ndihmë në rast të çdo problemi.

Njoftimi:

Sipas parashikimeve të IGJEUM për shkak të temperaturave të ulëta ( dt. 04. -5 -1; dt. 05. -9 -3; dt. 06 -7 -1; dt 07. -7 -2), me pasojë ngrica dhe rreshje dëbore, qarku ynë do të përballet me situata të pazakonta sidomos për qarkullimin e mjeteve, lëvizjen e qytetarëve, furnizimin me ujë, ngrohjen dhe problematika të tjera.

Duke marrë shkas nga parashikimet e bëra, institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër, në rolin e drejtuesit të Shtabit të Emergjencave Civile dhe Krizave, i drejtohet të gjithë banorëve të qarkut të kenë kujdes gjatë qarkullimit me mjete dhe të raportojnë çdo rast emergjent të mundshëm në numrin 129 të Drejtorisë Vendore të Policisë, në numrin 128 të sektorit të Zjarrfikëses dhe pranë sektorëve të emergjencave civile në bashkitë dhe njësitë administrative të qarkut.

Institucioni i Prefektit të qarkut do të jetë disponibël për çdo problematikë apo shqetësim të mundshëm të krijuar përgjatë këtyre ditëve të pazakonta.

fghrthjrtjrjfghfgh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohet nga bora rruga nacionale Kukës-Shishtavec, paralizohet lëvizja
Bora vështirëson qarkullimin në Vlorë, Shtabi i Emergjencës: Kalimi në 48 orët e ardhshme vetëm me zinxhirë »
Article Logic
Execution time: 0.012675046920776
array(1) { ["section"]=> string(89) "situate-e-pazakonte-ne-kete-qytet-prefekti-jep-alarmin-raportoni-rastet-emergjente-147517" }