Situatë e rëndë në Preshevë, denoncimi: S’ka teste, njerëzit po vdesin në shtëpi

Publikuar tek: rajon, më 22:52 10-07-2020 Situatë e rëndë në Preshevë, denoncimi: S’ka teste, njerëzit po vdesin në shtëpi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Presheva që flet për një situatë të rëndë në Luginë për shkak të COVID-19.

Sipas qytetarit, shumë njerëz të infektuar në mungesë të testeve dhe frikës që të drejtohen në spitalet serbe po vdesin nëpër shtëpitë e tyre.

Ai bën thirrje të dërgohen mjekë nga Shqipëri e Kosova. Berisha shkruan se regjimi i Vuçiç diskriminon shqiptarët dhe i bën apel OBSH-së të ndërhyhet.

Postimi i plotë i Berishës:

Situatë alarmante në Luginën e Preshevës me COVID-19.

Regjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptarët.

Të sëmurë dhe të infektuar me shumicë.

Nuk ka teste për zbulimin e Covid-19

Lugina nuk ka spital as mjekët e domosdoshëm.

Dënoj me ashpërsi këtë qëndrim çnjerëzor të regjimit të Vuçiç ndaj shqiptarëve.

I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë në Luginën e Preshevës të ndihmojë banorët në luftën kundër COVID-19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Në Luginë të Preshevës gjendja sa vjen e rëndohet. Shumë njerëz të infektuar në mungesë të testeve dhe frikës që të drejtohen në spitalet serbe po vdesin nëpër shtëpitë e tyre. Në mungesë të spitalit të kujdesit sekondar në Preshevë dhe Bujanoc ata dërgohen në Vranjë dhe Nish por për shkak të pasigurisë ata vendosin të vdesin në shtëpi e mos të shkojnë atje. Ju lutem reagoni që të sensibilizohet opinioni në Shqipëri dhe Kosovë, të dërgohen disa mjek nga Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët e luginës të trajtohen në Presheve nga mjekë shqiptarë. Më lart në foto e ke reagimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098931789398193
array(1) { ["section"]=> string(84) "situate-e-rende-ne-presheve-denoncimi-s-ka-teste-njerezit-po-vdesin-ne-shtepi-213486" }