Situatë e rënduar në Kosovë, 4 viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus

Publikuar tek: rajon, më 16:27 15-07-2020 Situatë e rënduar në Kosovë, 4 viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus Ilustuese

Gjendja në Kosovë përsa i përket pandemisë së koronavirusit paraqitet e rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 112.

Nga 420 persona që i janë nënshtruar testit, kanë rezultuar pozitiv 119 prej tyre.

Qytetet me numër më të lartë të prekurve janë Prishtina me 63 raste, Gjakova 12 dhe Drenasi 6.

Deri më tani në Kosovë 112 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve në total është 5237.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088391304016113
array(1) { ["section"]=> string(81) "situate-e-renduar-ne-kosove-4-viktima-dhe-119-raste-te-reja-me-koronavirus-213922" }