Situatë e rënduar në Kosovë, 6 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 15:30 16-07-2020 Situatë e rënduar në Kosovë, 6 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19 Ilustruese

Gjendja në Kosovë përsa i përket pandemisë së koronavirusit paraqitet e rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 118.

Nga 486 persona që i janë nënshtruar testit, kanë rezultuar pozitiv 132 prej tyre.

Qytetet me numër më të lartë të prekurve janë Prishtina me 47 raste, Ferizaj 16 dhe Mitrovica 16.

Deri më tani në Kosovë 118 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve në total është 5368.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009692907333374
array(1) { ["section"]=> string(78) "situate-e-renduar-ne-kosove-6-viktima-dhe-132-raste-te-reja-me-covid-19-214015" }