Situatë e rënduar në Kosovë, edhe 114 raste të reja me koronavirus

Publikuar tek: rajon, më 22:02 03-07-2020 Situatë e rënduar në Kosovë, edhe 114 raste të reja me koronavirus Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vendin fqinj.

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 3178. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010104179382324
array(1) { ["section"]=> string(72) "situate-e-renduar-ne-kosove-edhe-114-raste-te-reja-me-koronavirus-212748" }