Situatë e rënduar politike, por në Kosovë ka shpresë në 'luftën' kundër COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 07:39 29-05-2020 Situatë e rënduar politike, por në Kosovë ka shpresë në 'luftën' kundër COVID-19 Foto ilustruese

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë një tjetër ngërç në politikën kosovare, por lajmet e mira vijnë nga Klinika Infektive.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me koronavirus, ndërsa 19 pacientë janë shëruar.

Në total numri i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 1052, nga të cilët 30 kanë humbur jetën dhe 820 janë shëruar.

Njoftimi i IKSHPK-së:

NËNTËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan

Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098161697387695
array(1) { ["section"]=> string(84) "situate-e-renduar-politike-por-ne-kosove-ka-shprese-ne-luften-kunder-covid-19-208231" }