Një situatë alarmante raportohet nga Dajçi i Shkodrës si pasojë e përmbytjeve e motit të keq.
Një 27 vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit pasi ka patur probleme me frymëmarrjen. Është dashur angazhimi i Forcave Të Armatosura për të transportuar 27 vjeçarin e sëmurë.
Ditën e sotme janë zhvilluar operacione si në Dajç ashtu edhe në Obot ku janë evakuar dhejtëra familje.