Situatë emergjente në Gjykatën e Kavajës, APELI i avokatëve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 17-03-2018 Situatë emergjente në Gjykatën e Kavajës, APELI i avokatëve

Gjykata e Kavajës prej gati një viti ka vetëm një gjyqtar dhe një kryetar gjykate. Kjo situatë është kthyer në problem edhe për rrethin e avokatëve, sepse sipas tyre shumë procese gjyqësore po zvarriten.

Ndërsa shprehen ata se janë rreth 120 mijë banorë që mbulohen nga kjo gjykatë, përfshirë edhe burgun e Rrogozhinës.

Gjykata e Kavajës ka në organikë 4 gjyqtarë, por zyrtarisht është vetëm një gjykatës dhe kryetarja e organit gjykues.

Avokatët apelojnë që KLD të marrë masa për ta zgjidhur menjëherë këtë situatë emërgjente. Në këtë Gjykatë nuk arrihet të formohet as treshja e gjyqtarëve për gjykimet me trup gjykues.

Ndrëkaq, për të mbuluar këtë janë komanduar gjyqtarë të Durrësit, të cilët nga ana e tyre ankohen për mbingarkesë pune.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: GJOBA të burgosurvë që kërkojnë leje
Erë e fortë dhe deti me dallgë, pezullohet lundrimi në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.011117935180664
array(1) { ["section"]=> string(65) "situate-emergjente-ne-gjykaten-e-kavajes-apeli-i-avokateve-113541" }